Zë me Mirën Podcast

Çfarë është?




ZëmeMirënPodcast lindi në një krizë! 

Ishte një ide! E lindur nga nevoja për të bërë gazetari, punën që kam ëndërruar që 8 vjeç dhe atë për të cilën kam sakrifikuar jetën studentore, pishinat në verë, festat familjare, të dielat, lirinë deri diku.

Nuk e mbaj mend një datë kur ndodhi ekzaktësisht, por e gjeta veten duke notuar në cekëtinë. Kisha dy zgjedhje: të bëhesha “modeli i kohës” ose të tërhiqesha nga gazetaria. Nuk zgjodha as të parën dhe as të dytën, por të tretën, sepse ka përherë edhe një tjetër, edhe një tjetër. Jeta është plot shanse, të cilat varen nga ne. 

Mes shumë paralajmërimesh “se publiku e do por, nga ana tjetër, nuk e klikon gazetarinë e mirë”, i besova një zëri të brendshëm, që më çoi tek shansi im “ZëmeMirënPodcast”. 

Publiku jo vetëm e deshi dhe klikoi, por tani ai është shtylla ku mbahet kjo platformë. Në Shqipëri, Kosovë, kudo ku ka shqiptarë, anekënd botës.

Në faqen e zememiren.al do të gjeni të gjitha videot e podcasteve, që me një klikim të çojnë direkt në YouTube.

Podcastet do të vijoni t’i gjeni si gjithnjë në @post.tirana👍

Por ka shumë rëndësi që të bëhemi një kanal i fuqishëm në YouTube.

Ndaj nëse je nje ndjekës i rregullt shpërndaje kanalin e YouTube të këtij podcast-i, bëj subscribe dhe like.

Kështu do mund të kemi mundësinë të bëjmë podcaste edhe më të mirë akoma🙏



Abonohuni dhe dëgjoni ne platformat e më poshtme

Çfarë sjell
të re në treg?

Origjinalen. Të ndryshmen. Frymëzimin. Njeriun dhe jo personazhin. Jetën dhe jo skenën.
Rrëfimtarin si eksperiencë jetësore dhe jo domosdoshmërisht suksesin dhe famën. ZëmeMirënPodcast nuk niset nga fama dhe klikimet që rrethojnë personazhin, por nga historia dhe mesazhi, i cili duhet të vijë si një rrëfim unik, personal dhe kurajoz

Sa do të zgjasë?

Shpresoj që kur t’i mbarojë koha, do t’i lërë radhën diçkaje të re. Asgjë nuk mund të jetë përgjithmonë!

Episodet e fundit

1 2 3 4 5 6 7 8

Çfarë thonë ndjekësit

Njihu me Mirën

Të gjithë kemi mundësi ta rrisim veten, ta krijojmë fatin tonë dhe ta pranojmë në fund.
Unë jam 43 vjeç. Gazetarinë e kam nisur 22, krejt e re!
Kam pasur ulje-ngritjet e mia, por si Dem në horoskop, në kriza bëhem më kërkuese.
Kam bërë televizion, gazetari terreni, kam shkruar në gazetë një rubrikë që quhej “Lunch” dhe e kam dashur veçanërisht.
I doja po aq edhe fushatat zgjedhore kur punoja si reportere. Nuk e keni idenë çfarë energjie ka një fushatë dhe dita e zgjedhjeve për një gazetar.
Kam tentuar gazetarinë investigative me Dosjen Hajdari dhe pata fat që binda shumë dëshmitarë, të cilët folën për herë të parë.
Kam dashur gjithmonë të jem e pavarur dhe në 2017-ën krijova Tiranapost.al.
Në 2021-shin u ndjeva si në çark brenda zyrës, duke parë nga televizori dhe telefoni. Vendosa të takoj sërish njerëzit, sepse aty është gazetaria e vërtetë. Njerëzit janë një oqean historish e rrëfenjash dhe mjaft t’i pyesësh e t’i dëgjosh. Të mos e kesh mendjen tek ajo që do thuash ti, as tek pyetja tjetër.
Aspirata ime është të gjej shqiptarë e rrëfime që meritojnë të dëgjohen.
Tema të jetës tonë sot, ato që na shqetësojnë por edhe na mësojnë, na mundojnë por nuk na mundin. Mendjehapur, kuriozë dhe plastikë, jo në pamje, por në qasje dhe stil jete.
Ndaj, unë them që nuk kërkoj personazhin, suksesin, dhimbjen, të bukurën tek te ftuarit e mi, aq sa kërkoj njerinë.
I dua shumë njerëzit.