Më shkruaj

 

Çfarë thonë shikuesit

Njihu me Mirën

Të gjithë kemi mundësi ta rrisim veten, ta krijojmë fatin tonë dhe ta pranojmë në fund.
Unë jam 43 vjeç. Gazetarinë e kam nisur 22, krejt e re!
Kam pasur ulje-ngritjet e mia, por si Dem në horoskop, në kriza bëhem më kërkuese.
Kam bërë televizion, gazetari terreni, kam shkruar në gazetë një rubrikë që quhej “Lunch” dhe e kam dashur veçanërisht.
I doja po aq edhe fushatat zgjedhore kur punoja si reportere. Nuk e keni idenë çfarë energjie ka një fushatë dhe dita e zgjedhjeve për një gazetar.
Kam tentuar gazetarinë investigative me Dosjen Hajdari dhe pata fat që binda shumë dëshmitarë, të cilët folën për herë të parë.
Kam dashur gjithmonë të jem e pavarur dhe në 2017-ën krijova Tiranapost.al.
Në 2021-shin u ndjeva si në çark brenda zyrës, duke parë nga televizori dhe telefoni. Vendosa të takoj sërish njerëzit, sepse aty është gazetaria e vërtetë. Njerëzit janë një oqean historish e rrëfenjash dhe mjaft t’i pyesësh e t’i dëgjosh. Të mos e kesh mendjen tek ajo që do thuash ti, as tek pyetja tjetër.
Aspirata ime është të gjej shqiptarë e rrëfime që meritojnë të dëgjohen.
Tema të jetës tonë sot, ato që na shqetësojnë por edhe na mësojnë, na mundojnë por nuk na mundin. Mendjehapur, kuriozë dhe plastikë, jo në pamje, por në qasje dhe stil jete.
Ndaj, unë them që nuk kërkoj personazhin, suksesin, dhimbjen, të bukurën tek te ftuarit e mi, aq sa kërkoj njerinë.
I dua shumë njerëzit.