Episodi i kësaj jave me mjeken Dorina Ylli 

Këtë episod do doja ta shihnin të gjithë ata që iu del para syve. Jo për klikime, se kurrë nuk ka qenë aspirata ime në këtë podcast. Ta dëgjoni për veten, për trupin tuaj, tek i cili banojmë dhe e duam edhe pse nuk e njohim.

Dorina Ylli, mjeke endokrinologe, me një mendje të bukur, e solli si një përrallë rrëfimin për trupin. E nisëm nga një hormon, ndaluam tek trendet e kohës, dietat dhe gjilpërat si Ozempic, e deri tek plakja si sëmundje.

Për trupin e grave dhe të burrave. Për zgjuarsinë e trupit dhe sesi ai na do apo na ndëshkon për zgjedhjet tona.

Si na e tregon trupi kur po trishtohet dhe po aq kur është i kënaqur. Nga fundi, një studim i Harvardit që vlen sa njëmijë fjalë si një mesazh se organet tona, nuk jetojnë më mirë as nga fama as nga pasuria, por diçka tjetër… po ju lë ta dëgjoni vetë dhe le të jemi rojtarë të trupit tonë, të vetmit që do të marrim me vete kur të ikim prej këtu.

*Ky podcast i “Zë me Mirën” u mbështet nga Credins Bank, Lajthiza, Eurosig, UBA, Metropolitan

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *