Episodi i ZëmeMirënPodcast me Alfred Trebickën 

Fred Trebicka erdhi me qetësinë e tij prej profesori, më shumë sesa aktori.

Në disa filma e kam pasur frikë, në disa e kam pasur xhan. Në të dy rastet tregon që është aktor.

Nuk e dija nëse do të ishte aq i hapur sa rezultoi në fund të bisedës. Ishte dita dhe ora e duhur mbase. Fredi foli për gjyshen e tij të rrallë dhe gjyshin këpucar që lexonte Tolstoin.

Për martesën e tij 30-vjeçare, sekretin e mbijetesës nga ndarja, jo se lajthitjet siç iu thotë ai krizave të shkaktuara gjithmonë prej tij – kishin qenë karamele, por sepse një grua unike e kishte shpëtuar atë dhe familjen.

Për vëllain e humbur dhe takimet shpirtërore me të.

Folëm për ndjenja, për vese, për cilësi, dhimbje dhe humbje, sidomos për njerëz.

Në fund mendova se artist e njeri të bukur të bëjnë njerëzit me të cilët rrethohesh.

Ja dëgjojeni vetë!

*Ky podcast i “Zë me Mirën” u mbështet nga Vodafone, Metropolitan, ABI Bank, Eurosig, TUMO

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *