Nuk është e lehtë të ndash momente të jetës sidomos me dhimbje e zhgënjim, me të gjithë, dhe aq më pak të mbyllësh një kapitull jete e t`ia nisësh nga fillimi një tjetri, edhe kur ai i riu vjen si një ndjenjë çlirimi nga një dhimbje e heshtur prej vitesh.
Njeriun e tremb gjithnjë e panjohura.
Në këtë episod kam takuar Alma Bektashin. Vitet e fundit, jeta e Almës ka pasur kthesa të forta, divorci i saj afër të 50-tave më kish tërhequr vëmendjen për mënyrën sesi ajo zgjodhi ta jetojë edhe publikisht.
Alma erdhi me dritë e liri, dhe pa pishmane. Ndoshta një po!
Folëm për martesën, divorcin, lirinë dhe filozofinë e jetës. Folëm për vitet ‘90.
Aty nga fundi i episodit Alma u bë edhe më e fortë, edhe më frymëzuese, ndaj mos hiqni dorë së dëgjuari atë deri në fund. Në përgjithësi, çdo gjëje duhet t’i shkojmë deri në fund!
*Ky podcast i “Zë me Mirën” u mbështet nga Vodafone, Metropolitan, ABI Bank, Eurosig, Lajthiza
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore