Episodi i ZëmeMirënPodcast me Anila Bashën

Anila Basha vjen në këtë episod e drejtpërdrejtë, e sinqertë dhe sidomos si një grua pa sekrete. Ajo nuk mban sekrete, as për veten e vet. Do ta provoni në podcast këtë që ju them.

Kjo është Anila, e pëlqen ose jo, jeni dakord me të apo jo, ajo ka zgjedhur të jetojë një jetë pa parë rreth e rrotull, pa u penguar në opinionin e të tjerëve, duke bërë jetën që di, e do. Jetën që ka. Më pëlqen aftësia e disa njerëzve që nuk kanë frikë nga asgjë, konkretisht nga vetja e tyre.

Por për mua dy momente të jetës së gazetares: vendimi për t’u bërë mami pa pritur një burrë dhe dedikimi për babain gjatë betejës me kancerin janë arsyeja pse doja të flisnim në një episod të podcast.


*Ky podcast i “Zë me Mirën” u mbështet nga ABI Bank, Lajthiza, Eurosig, Metropolitan

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *