Delinda Disha vjen në këtë episod si një version origjinal i vetvetes. Edhe pse vetvetja jonë nuk është një pemë e vetmuar, në rastin e Delindës do gjeni edhe personazhet e saj. Si? E keni në podcast😉
Kam folur me aktoren dhe njeriun tek ajo, bashkë me udhëtimin nga Fieri në Tiranë, ku talenti, ëndrra dhe sakrificat përzihen herë pas here edhe në këtë episod, herë duke na bërë të qeshim por diku edhe do drithëroheni nga dhimbja.
A e dini se ajo ju ka bërë të qeshni mes dhimbjesh të forta, në kuptimin e parë dhe fizik të fjalës? Siç atëherë kur tre ditë pas lindjes me çezarian të djalit Dasantinit, u ngjit në skenë. Sot nuk do ta bënte më. Thotë se ka mësuar të thotë ‘Jo’. Nga ana tjetër, tek kjo aktore, imituese e jashtëzakonshme, ka një pasion dhe dhunti për të jetuar për artin e saj. Siç thotë Delinda, është një jetë e rrallë ajo që punon duke bërë të tjerët të qeshin.
*Podcasti “Zë me Mirën” u mbështet nga ABI Bank, Lajthiza, Melia, Eurosig, UBA, Metropolitan
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore