Jonila Godole nuk kishte besuar kurrë tek dashuria, përveç atyre historive nëpër libra. Ajo besonte deri 45 vjeç se kjo ishte temë e shkrimtarëve dhe filozofëve, derisa jeta i provoi të kundërtën.
Jonilën e ftova si një histori Krishtlindjesh, por nuk folëm vetëm për dashurinë e saj të rigjetur pas 23 vitesh me Christianin, ish-ambasadorin austriak.
Ajo si gazetare e viteve ‘90 më tregoi pak edhe për atë kohë, sa agresive, aq edhe romantike.
Folëm edhe vitet e saj në Gjermani dhe sesi njeriu mbushet në fillim me rregullat europiane dhe më pas i mungon ajo Shqipëria spontane, me të mirat dhe të keqijat.
Ky është filli i kësaj bisede mes dashurisë dhe Shqipërisë.
Uroj ta shijoni këtë episod!
*Ky podcast i “Zë me Mirën” u mbështet nga Vodafone, Metropolitan, Credins, UBA, Eurosig, TUMO
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore