Kam zgjedhur historinë e Mirlandës që jeton në New York, si një histori Hirusheje, suksesi, por edhe si të një mbijetueseje për këtë sezon podcast-esh, që ka sjellë të gjithë tonet e shqiptarëve, me histori nga çdo cep, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, kudo ku ka shqiptarë, në gjithë botën. Nuk e di me përpikmëri pse shqiptarët e Amerikës, janë të parët në renditjen e audiencës së shqiptarëve, dhe doja që një prej tyre të ishte qershia mbi tortë.
Unë them me shaka që të premten, kur shkojnë në punë me ato distancat amerikane, podcasti është shoku ideal për ta.
Unë dhe të ftuarit e mi jemi në metro, trena, në Tesla, në shtëpi, me gra teksa ushqejnë fëmijët me gji, në goca dhe djem që më shkruajnë se ndërsa studiojnë dhe punojnë, kanë një orar në javë ku ushqehen me Shqipërinë e tyre.
E njëjtë është me shqiptarët e Italisë, të Gjermanisë, Zvicrës, Londrës dhe deri në Zelandën e Re, del një 5 përqindësh.
Mesazhet që marr çdo ditë janë për mua çdo herë një befasi. Gjithmonë mendoj se erdhën të gjjtha, se nuk mund të jem e përkëdhelur nga kjo dashuri e besim pafund. Dhe deri diku nuk e kam gabim. Nuk ka garancira në jetë. Unë e di që nëse nuk do të vazhdoj të punoj më shumë, të gjej gjithmonë zëra autentikë, të sinqertë, ky raport dashurie venitet pak nga pak derisa të firojë.
Ndaj, ashtu si e ftuara e këtij episodi, që e ka nisur jetën në New York nga fati dhe dashuria, por më pas ia ka dalë nga puna dhe zotësia, dhe nuk është dorëzuar as pas kancerit agresiv, edhe ky podcast do vazhdojë me këmbëngulje të tregojë histori shqiptarësh, të flasë në YouTube e Spotify shqip.
Ne do të takohemi në shtator.
Deri atëherë pushime të mbara të gjithëve! Të ftuarve të mi, ndjekësve dhe partnerëve ekskluziv në 4 vite
Banka Credins💙
dhe Abi Bank💙
Partnerëve të tjerë që me futjen në anije këtë sezon e forcuan këtë platformë që tregon Shqipërinë dhe shqiptarët e zotë, normalë e të jashtëzakonshëm.
Melia Group🫶
Eurosig🫶
Vodafone🫶
Lajthiza🫶
Metropolitan🫶
*Ky podcast i “Zë me Mirën” u mbështet nga Credins Bank, Lajthiza, Melia, Eurosig, UBA, Metropolitan
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore