Në këtë episod kam takuar Renatën, e cila do t’ia dedikojë jetën e saj shëndetit riprodhues tek gratë.
32 vjeçe, plot pasion e rini, ajo vjen në këtë podcast me një rrëfim aq të bukur për trupin e gruas. Duket sikur flasim për princër e princesha, por në fakt po flasim për spermatozoidë dhe mitrën.
Kemi folur për lumturinë dhe lotët që thahen me çokollata në ato ditët e ciklit menstrual. Për sekrete të vogla të zonave intime dhe për të gjitha vajzat që mendojnë se ekziston struktura Barbie, relaks.
Natyra e di vetë sesi na bën dhe mos u shtyni në vendime për trupin tuaj nga komplekset, por vetëm nga dashuria dhe respekti për të.
Renata Ceni jeton në Romë dhe është specializante në Gjinekologji – Obstetrikë.
Ajo është fëmijë e dy mjekëve, por ka vendosur që të ndërtojë karrierën e saj larg hijes dhe komfortit të prindërve dhe Shqipërisë.
*Ky podcast i “Zë me Mirën” u mbështet nga Vodafone, Metropolitan, Credins, UBA, Eurosig
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore