Vitet e fundit për shkak të podcast takoj njerëz të suksesshëm. Me raste e kam gjetur veten duke e kërkuar suksesin ca më shumë tek shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe absolutisht të gjithë kanë bërë për vete audiencën me historitë e tyre, por dua po kaq tani me pjekurinë e këtij podcast të shoh suksesin që rritet mes nesh, këtu, brenda vendit.
Ndonjëherë disa njerëz i kemi para syve e nuk na shkon mendja. Nuk është e drejtë, ama! Ka plot këtu që me talentin, guximin dhe këmbënguljen po ndërtojnë shije, shanse dhe shpresë. Tre Sh-të i quaj unë. Dhe kështu një të diel teksa pija një kafe me një briosh tek Amalfi në Bllok, pata shkëndijën për të ftuar në një episod Era Xhabaftin. Një 35-vjeçare që bashkë më familjen e saj, për mua bëjnë pjesë tek sipërmarrësit e mirë.
Era e pranoi ftesën menjëherë. Dhe ndamë një nga bisedat më origjinale.
Madje nga Era mësova se ky podcast është edhe një ide e mirë biznesi. Ende po e proçesoj😉
*Podcasti “Zë me Mirën” u mbështet nga Credins Bank, Melia, RCC, Metropolitan, UBA dhe Eurosig
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore