Episodi i ZëmeMirënPodcast me Vilma Dulen 

Unë nuk dua që të qaj gjatë një interviste. Preferoj të mos kthej asgjë nga vetja, por t’ia bëj sa më të lëmuar rrëfimin të ftuarit. Të jem aty pa e nxitur atë, por duke e dëgjuar me empati të ftuarin.

Në këtë episod nuk e pata të lehtë të mos përlotem. U dorëzova dy a tri herë gjatë rrëfimit të Vilma Dules. Tek momenti i gjyshes, i babait dhe diku tjetër. Para dhunës nuk jam gazetare, por njeri.

Vilma Dule sot është një grua e lumtur, e shëndetshme sidomos. Në këtë episod kam sjellë 10 vitet e ringritjes së Vilma Dules, pas sulmit me acid në 2013-ën. Kemi folur për ngjarjen, sepse është e pashmangshme edhe pse qëllimi i këtij podcast ishte Vilma si forcë e natyrës, ringritja dhe dashuria e një gruaje për veten dhe jetën që sa ç’të bën të qash, të bën edhe të matësh veten para jetës.

E di që do ta ndiqni shumë. E di që do jenë gocat dhe gratë më shumë, por uroj edhe djemtë e burrat ta dëgjojnë këtë episod.
Ia vlen.


*Ky podcast i “Zë me Mirën” u mbështet nga RCC, Vodafone, Metropolitan, ABI Banka, Eurosig, TUMO

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *