Ilda Zaloshnja është zëri i këtij podcasti. Një grua e panjohur për publikun, por një e domosdoshme për këdo që kërkon të shesë apo të blejë një pronë. Ilda vjen me një rrëfim jo vetëm si eksperte e real estate, një fushë për të cilën braktisti auditoret si pedagoge e një profesion me të cilin është martuar dhe jeton në të mirë e në të keq prej 15 vitesh. Vjen edhe me një rrëfim për jetën, divorcin, rritjen e djalit, rritjen në karrierë dhe rigjetjen e dashurisë.
Nga fëmijëria në një shtëpi private në Berat, tek apartamenti me një verandë të madhe që po arredon muajt e fundit në zonën e Kopshtit Botanik. Sa shtëpi ka ndryshuar ajo?
50 vite jetë, të cilat me krenari i përdor si kartë ndaj klientëve që janë ende mosbesues ndaj agjentëve imobiliarë.
Rrëfimin e plotë dëgjojeni në podcast
Podcasti i transkriptuar
Mira Kazhani: Në këtë episod unë kam ftuar Ilda Zaloshnjen. Nuk është e famshme, por është e nevojshme, është e domosdoshme. E thashë mirë?
Ilda Zaloshnja: Shumë mirë. Shumë faleminderit!
Mira Kazhani: Mirë se erdhe Ilda!
Ilda Zaloshnja: Mirë se të gjeta Mira!
Mira Kazhani: ĂshtĂ« opinioni im, nuk Ă«shtĂ« studim, por unĂ« mendoj qĂ« nĂ«se njĂ« njeri do tĂ« blinte, ose do tĂ« shiste njĂ« pronĂ« apo njĂ« shtĂ«pi, duhet tĂ« tĂ« takonte ty. Ky Ă«shtĂ« vetĂ«m mendimi im.
Ilda Zaloshnja: Unë të falënderoj se ky është një opinion shumë i bukur edhe shumë i vlefshëm për mua. Mendoj që e ndajnë atë edhe të tjerë që më kanë njohur gjatë këtyre 15 viteve të karrierës sime në biznesin e real estate. U bënë 15 vjet që unë i përkushtohem çdo ditë, 24 orë në 24 shitjes së pronës, blerjes së një prone, duke u gjendur pranë njerëzve në momente shumë vendimtare të jetës së tyre.
Mira Kazhani: ĂfarĂ« Ă«shtĂ« shtĂ«pia pĂ«r ty?
Ilda Zaloshnja: Do ta ndaja nĂ« dy momente. Nga pikĂ«pamja emocionale, shtĂ«pia Ă«shtĂ« vendi ku ne jetojmĂ« pĂ«rditshmĂ«rinĂ« tonĂ«, krijojmĂ« kujtimet tona, ku jetojmĂ« gĂ«zimet e pĂ«rditshme, ku jetojmĂ« edhe momentet e dhimbshme. ĂshtĂ« pjesa mĂ« private e gjithsecilit. Ă«shtĂ« ajo qĂ« ndodh brenda katĂ«r mureve. E dimĂ« vetĂ«m ne. Sado qĂ« mund ta dijĂ« mamaja, babai, shoqja e ngushtĂ«, ajo qĂ« ndodh brenda atyre katĂ«r mureve Ă«shtĂ« gjĂ«ja mĂ« personale nĂ« jetĂ«n e gjithsecilit.
Mira Kazhani: E vërteta jonë, është aty.
Ilda Zaloshnja: E vĂ«rteta jonĂ«. Brenda atyre katĂ«r mureve ne jemi ata qĂ« jemi realisht. NdĂ«rsa nga pikĂ«pamja e biznesit qĂ« unĂ« bĂ«j Ă«shtĂ« njĂ« aset. ĂshtĂ« diçka ku mund tĂ« investosh. Mund tĂ« shtosh mirĂ«qenien tĂ«nde, tĂ« ardhurat e tua. ĂshtĂ« njĂ« nga mĂ«nyrat mĂ« tĂ« mira tĂ« investimit sot pĂ«r sot, jo vetĂ«m nĂ« botĂ«, por edhe nĂ« kĂ«tĂ« ShqipĂ«rinĂ« tonĂ« tĂ« vogĂ«l.
Mira Kazhani: E mendoj unë kështu. E mendojnë një pjesë e madhe e jona që ne shqiptarët jemi shumë të dhënë pas shtëpisë, pas pronës?
Ilda Zaloshnja: Ne jemi jo vetëm shumë të dhënë, por gati-gati në obsesion. Kjo është edhe pasojë e shumë historive të kaluara, ku njerëzit nuk kishin shtëpi. Jetonin shumë breza familjare brenda 1 dhomë e kuzhinë apo 2 dhoma e një kuzhinë të dhëna nga shteti në atë kohë. Akoma sot e kemi atë lloj përjetimi kur vjen puna tek prona, tek shtëpia. Nuk duam të jetojmë me qira. E konsiderojmë një mënyrë për të hedhur lekët, një mënyrë për të mos pasur asgjë. Dhe në fakt deri diku është kështu. Nuk është e gabuar, sepse janë para të hedhura.
Mira Kazhani: ĂshtĂ« para e humbur.
Ilda Zaloshnja: Ti nuk zotëron asgjë kur jeton në një pronë me qira. Ndërsa ta zotërosh pronën tënde, është forma më e lartë e arritjes personale, në momente të caktuara të jetës.
Mira Kazhani: Unë e kujtoj për shembull, kur kemi blerë shtëpinë tonë të parë me mamin. Prindërit e mi duhet të kenë jetuar në fillimet e tyre si çift, në një dhomë të vogël, në qytetin tonë dhe e mbaj mend mirë mamin. Kam kujtesën e makinës qepëse që e kishte të re dhe do ta vendoste aty, një frigorifer, televizori bardhezi. Ishte një dhomë e kuzhinë. Ne flinim në divanët e kohës. Ne jemi rritur në divan, ne fëmijët. Më vonë pastaj, diku tek adoleshenca, unë dhe motra kemi pasur dhomën tonë, sepse blemë një shtëpi 2+1. Më pas erdhëm në Tiranë. Shtëpia ka qenë gjithmonë një ceremoni për ne.
Ilda Zaloshnja: Edhe është akoma, edhe sot për të gjithë. Edhe per neve që merremi me këtë punë është një lloj emocioni. Sidomos kur hedh hapin e parë brenda asaj shtëpie, fillon të bësh planet e tua për mënyrën sesi do ta mobilosh. çfarë do vendosësh, ku? Dhe ky është një proces emocional për të gjithë, pa asnjë lloj përjashtimi.
Mira Kazhani: Ku je rritur ti? Në çfarë lloj shtëpie? Në shtëpi private? Në apartament?
Ilda Zaloshnja: Unë kam lindur në shtëpi private, në Berat, por kam jetuar shumë pak atje 7-8 vjet. Pastaj im atë është transferuar siç kanë qenë gjërat para viteve `90, gjithmonë në apartamente. Në Tiranë kemi qenë në apartament dhe tani jetoj përsëri në një apartament.
Mira Kazhani: Për çfarë ke studiuar?
Ilda Zaloshnja: Jam diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi italiane. Kam bërë shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja dhe Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në Departamentin e Italishtes.
Mira Kazhani: Si u gjende tek Real Estate?
Ilda Zaloshnja: Pyetje e bukur! Edhe pse më ka pëlqyer mësimdhënia dhe e kam provuar për disa vite, në fakultet, mbasi mbarova shkollën, nuk e kam parë asnjëherë si karrierën time të përhershme. Më dukej e ngadaltë.
Mira Kazhani: Ishe pedagoge, në fakultet?
Ilda Zaloshnja: Isha pedagoge, në fakultet. Kam dhënë gjuhën italiane. Kam dhënë disa lëndë të rëndësishme aty. Departamenti i Italishtes ishte një katedër e re. Edhe si departament është krijuar shumë vonë krahasuar me atë të Anglishtes dhe Frëngjishtes apo gjuhëve të tjera më historike dhe të gjithë pedagogët ishin shumë të rinj. Ata më të mirët, punësoheshin pranë departamentit, në mënyrë që të shtohej. Në atë kohë kanë qenë në lulëzim gjuhët e huaja dhe Departamenti i Italishtes gjithashtu. Kishte shumë studentë. Kishte edhe pedagogë. Ishin një grup shumë i mirë të rinjsh dhe të rejash, por nuk e ndjeja që mund ta bëja në mënyrë perfekte. Unë jam pak perfeksioniste. Nevoja në atë kohë të shtynte të bëje disa punë që të kishin të ardhura të mjaftueshme. Ishte fillimi i viteve `90.
Mira Kazhani: Edhe taniâŠ
Ilda Zaloshnja: Edhe tani, patjetër. Po tani unë nuk kam kohën për ta bërë, sepse real estate të merr çdo gjë.
Mira Kazhani: Kur bën shumë mirë një punë, nuk ke nevojë të bësh disa punë.
Ilda Zaloshnja: Duke mos pasur kohën për ta bërë siç duhet të qenit pedagog kërkon studim të vazhdueshëm. Kërkon analiza të vazhdueshme, lexim të vazhdueshëm dhe unë nuk e shikoja veten që mund ta bëja dot atë. Kështu që dikur hoqa dorë dhe fillova të eksploroja mundësi të tjera.
Mira Kazhani: Takove dikë? Dikush të tha diçka që të tërhoqi?
Ilda Zaloshnja: Isha nĂ« udhĂ«kryqin qĂ« doja tĂ« bĂ«ja diçka pĂ«r vete. Doja njĂ« gjĂ« qĂ« ta krijoja, ta zhvilloja dhe ta rrisja vetĂ«. NĂ« atĂ« kohĂ« isha e martuar me njĂ« arkitekt. Kishim miq tĂ« pĂ«rbashkĂ«t njĂ« grup biznesi, njĂ« çift, i cili vendosi tĂ« blinte âmaster franchiseâ tĂ« Century 21. Jemi gjendur nĂ« kĂ«tĂ« udhĂ«tim qĂ« ditĂ«n e parĂ« kur Ă«shtĂ« shkruar emaili nĂ« AmerikĂ« pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar kĂ«to tĂ« drejta dhe deri nĂ« hapjen e zyrĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« Real Estate, Century 21 Albania, qĂ« ishte zyra ime, Century 21, The Point, nĂ« atĂ« kohĂ«. Ishte njĂ« proces nuk Ă«shte e kisha menduar ndonjĂ«herĂ«. UnĂ« kam punuar pedagoge. Kam bĂ«rĂ« pĂ«rkthime pĂ«r shumĂ« kohĂ«. Jam marrĂ« edhe zhvillim eventesh kulturore, brenda Institutit Italian tĂ« KulturĂ«s. Real Estate s`ka qenĂ« asnjĂ«herĂ« pjesĂ« e planeve tĂ« mia. Kisha blerĂ« vetĂ«m njĂ« shtĂ«pi, qĂ« ishte shtĂ«pia ime. Nuk dija as sesi bĂ«heshin. Edhe atĂ« e kishim blerĂ« me mik se njihnim ndĂ«rtuesin, siç ndodh akoma nĂ« fakt.
Mira Kazhani: ĂshtĂ« mĂ« mirĂ« tĂ« gjesh mik ndĂ«rtuesin apo tĂ« gjesh ty mike?
Ilda Zaloshnja: Gjithmonë ka qenë më mirë të gjesh një agjent imobiliar, një këshillues pronash. Po do flasim edhe për këtë.
Mira Kazhani: Patjetër, se kam shumë pyetje.
Ilda Zaloshnja: Kështu që kjo ishte rruga. Nga 15 janari i 2009-ës, kam hapur dyert e zyrës dhe nga ajo ditë nuk i kam mbyllur asnjëherë në të mirë e në të keq. Unë dhe real estate jemi martuar (qesh).
Mira Kazhani: Edhe pas divorcit tënd.
Ilda Zaloshnja: Po edhe pas divorcit. Pas thuajse vitit të parë të hapjes së biznesit që ne e kishim menduar si një biznes familjar që do ta zhvillonim së bashku, unë u gjenda vetë dhe sigurisht me shumë vështirësi, sepse ishte një punë që nuk e dija ta bëja. Improvizoja, por kisha shumë dashuri dhe kam akoma sot e kësaj dite, shumë dashuri për këtë punë dhe kjo më shtyn që edhe në ato ditët pesimiste, kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet, kur ndihesh i zhgënjyer, i tradhtuar, të eci përpara.
Mira Kazhani: Kjo është një nga arsyet që më ka ngacmuar historia jote e luftës tënde si një mami e divorcuar me një djalë në atë kohë 5-6 vjeç dhe që ke eksploruar dhe ke mbijetuar në një profesion aspak të lehtë. Të komunikosh me njerëzit është bukur. Duket shumë bukur kur e shikon te filmi Demi Moore që shet shtëpi dhe bën real estate, por nuk është aq e lehtë.
Ilda Zaloshnja: Absolutisht jo. Madje është shumë e vështirë dhe për fat të keq në vendin tonë është edhe më e vështirë se ç`mund të jetë në një vend tjetër.
Mira Kazhani: Cila është shtëpia e parë, shumë e shtrenjtë, shumë e vështirë që ke shitur.
Ilda Zaloshnja: Nuk ka qenë një, kanë qenë 8 apartamente në një dorë. Ishte një organizatë në fakt që po i blinte për qëllime pak a shumë bamirësie, si konvikte për vajza në nevojë. Ishte një procedurë e vështirë, e gjatë. Ishin fillimet e mia. Mund të ketë qenë viti i parë, ose i dytë që unë merresha me real estate, por ia dolëm.
Mira Kazhani: Ka ndonjë rast për shembull, një shtëpi që nuk shitet? Mund të ndodhë? Të ka ndodhur ty një magji e tillë, që nuk i ecën?
Ilda Zaloshnja: Ka shtĂ«pi qĂ« nuk shiten pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ«, por nuk ka prona qĂ« nuk shiten njĂ« ditĂ«. NĂ« kĂ«tĂ« marrinĂ« e çmimeve njerĂ«zit shikojnĂ«. Po ky ka qenĂ« njĂ« fenomen i vazhdueshĂ«m nĂ« fakt. Ka njerĂ«z qĂ« mendojnĂ« se prona e tyre vlen shumĂ«. ĂshtĂ« shumĂ« mĂ« tepĂ«r se gjithçka tjetĂ«r, se pĂ«rveçse pjesĂ«s sĂ« ftohtĂ« dhe racionale, kĂ«ta njerĂ«z kanĂ« brenda emocionet e tyre dhe mendojnë⊠se mos tĂ« harrojmĂ« qĂ« prona Ă«shtĂ« jo vetĂ«m ajo ku ke shpenzuar jashtĂ«zakonisht shumĂ« lekĂ« pĂ«r ta blerĂ« dhe i ke vĂ«nĂ« ato lekĂ« me shumĂ« vĂ«shtirĂ«si, por edhe ke jetuar aty brenda dhe ajo Ă«shtĂ« gjĂ«ja jote mĂ« e shtrenjtĂ«. Do ta them edhe nga ana ime personale. Edhe unĂ« qĂ« duhet tĂ« jem e ftohtĂ«, duhet tĂ« jem objektive, kur shita shtĂ«pinĂ« time, u ofendova se klienti qĂ« erdhi e pa, mĂ« tha: Kjo shtĂ«pi ka shumĂ« diell. UnĂ« reagova.
Mira Kazhani: Ankohet dikush që ka një shtëpi diell?
Ilda Zaloshnja: Po ka nga të gjitha.
Mira Kazhani: ĂshtĂ« e vetmja kĂ«rkesĂ« qĂ« do kisha pĂ«r shtĂ«pinĂ«. TĂ« paktĂ«n e para.
Ilda Zaloshnja: Ka nga të gjitha llojet Mira dhe ka nga të gjitha kërkesat, dëshirat, pretendimet.
Mira Kazhani: Epo mirë, blije me pamje nga hëna, thuaji.
Ilda Zaloshnja: Ka edhe nga ata që i thonë këto gjëra se duan të ulin vlerën, duan të fillojnë negocimin që tek dera. Ndaj e quajnë si një gjë negative. Real estate është shumë psikologji brenda.
Mira Kazhani: Duhet të shkruash një libër me klientët.
Ilda Zaloshnja: Të merresh me njerëz të bën të kuptosh çdolloj mendimi që ata mund të kenë. Të jesh edhe një hap përpara se ata ta thonë. Kjo vjen njëçik edhe me eksperiencën dhe me vetëbesimin tek kjo punë. Për fat të keq, klientela shqiptare akoma nuk është mësuar t`i besojë një agjenti imobiliar plotësisht. Nuk kanë shumë faj, sepse historiku në 20 apo 30 vitet e fundit ka treguar që kanë ndodhur ngjarje nga më të shëmtuarat, të shkaktuara nga persona të ashtuquajtur agjentë imobiliarë. Apo termi që përdorej në atë kohë, sekser, që unë e urrej, por sot është ndryshe. Sot njerëzit, nuk po them të gjithë, por një pjesë e mirë e personave që i janë dedikuar kësaj pune, që e bëjnë atë në mënyrë të përditshme, që zgjohen me atë në kokë në mëngjes dhe bien të flenë me atë në fund të ditës, nuk janë më ata lloj njerëzish. Këta janë ata persona, këtu fus edhe veten, të cilët i janë përkushtuar me 100%. E shikojnë si rrugën e jetës së tyre deri në fund, derisa të kenë mundësinë të punojnë. Kështu që këtyre njerëzve u duhet besuar. Këtyre ndërmjetësve, sidomos kur ata kanë edhe njëfarë kohe në treg, që kanë krijuar eksperiencën e duhur, kanë krijuar historikun e shitjeve, kanë lidhjet, kanë njohjet, kanë njohjen e tregut mbi të gjitha, këtyre 100% iu duhet besuar.
Mira Kazhani: Tani që flasim, është momenti për të blerë një shtëpi me këto çmime marramendëse? Apo çmimet gjithmonë do rriten dhe kështu na duket ne?
Ilda Zaloshnja: Tirana është kryeqytet dhe Shqipëria është një vend që pavarësisht se ne nuk e shohim ashtu se jetojmë të përditshmet e vogla, që nganjëherë bëhen edhe të shëmtuara, dashur pa dashur do të shkojë drejt rritjes. Ka një vëzhgim, ka një fokus në këtë vend, sidomos tani me marketingun masiv përsa i përket bregdetit, bukurive natyrore, Shqipëria do të rritet. Edhe këto kullat që ne i quajmë të shëmtuara, që nuk i duam, kur i shikon nga maja e kodrës së shtëpisë time, ndryshojnë vijën e horizontit, të qytetit dhe i japin pamjen e një qyteti europian. Jo më të një qyteti me pallate të vogla, me depozitat poshtë, sipër tarracave, të gjitha uniforme, gri.
Mira Kazhani: Do thoja më shumë Nju Jork. Europa është me ndërtesa të ulëta.
Si janë këto kullat nga brenda, se nuk më ka ndodhur të futem në ndonjërën për të parë? Po ti si real estate i ke parë. I ndërtojnë bukur brenda? Kanë hapësira? Janë të larta?
Ilda Zaloshnja: Kanë disa ndryshime nga ndërtesat e zakonshme dhe kjo justifikon në njëfarë mënyre edhe çmimin. Përveç lokacionit të tyre, që është shumë qendror, në pjesën më të madhe të rasteve, në vende që nuk përsëriten më në qytetin e Tiranës, ashtu si ne e njohim sot.
Hapësirat janë të ndara sipas planimetrive normale, ato që ka parashikuar arkitekti. Po ajo që i ndryshon këto kulla, këto ndërtime, nga të tjerat, janë për shembull katet e parkimit. Janë për shembull lirshmëria për të parkuar. Janë detajet në ndërtim, rifiniturat që përdoren. Që kur hyn, ato nuk kanë mbaruar akoma, por unë kam parë projektet, kam folur me ndërtuesit dhe e di sesi do të jenë. Kanë një recepsion. Në çdo pallat, jo në këtë vend, në vende të tjera, Nju Jorku, si në perëndim, është dikush që do të presë, do të shoqërojë drejt apartamentit. është një mënyrë jetese komplet ndryshe. Gjithçka tjetër është shumë më cilësore se ajo që kemi parë deri më sot.
Mira Kazhani: Kush vjen më së shumti për të blerë në këto vende dhe varion çmimi sipas kateve, sipas pamjes, juglindja, perëndimi? Ndryshojnë dhe çmimet brenda një ndërtese?
Ilda Zaloshnja: Nuk ndryshojnë. Nuk aplikohet edhe pse është normale që në katet më të ulëta, ku nuk ke pamje, të kesh diçka më të lirë. Kjo është një pjesë negociate që bëhet me ndërtuesin. Ndërtuesi, apo zhvilluesi, siç do më pëlqente mua ta quaja është personi i cili e lëviz çmimin edhe sipas nevojave të tij të momentit, por normalisht ata dalin me një çmim standard në treg. Në varësi të sasisë së pagesës në momentin e bërjes se kontratës apo të kohë-pritjes, nëse pallati sapo ka filluar, është akoma në themel dhe duhet të presësh 3-5 vjet që të përfundojë duke angazhuar para, atëherë çmimi duhet të jetë patjetër më i ulët sesa ai final apo sesa ai i deklaruar.
Mira Kazhani: Kush blen më së shumti Ilda? Cilët janë klientët që vijnë tek ti dhe kërkojnë shtëpi të tilla?
Ilda Zaloshnja: NjĂ« kategori janĂ« profesionistĂ«t qĂ« kanĂ« biznese tĂ« konsoliduara, prej 30 vitesh. PavarĂ«sisht se ShqipĂ«ria ka pasur luhatjet e veta dhe pĂ«r asnjĂ« qĂ« Ă«shtĂ« marrĂ« me biznes rruga nuk ka qenĂ« e lehtĂ«, ka njĂ« pjesĂ« tĂ« mirĂ« biznesesh tĂ« cilĂ«t kanĂ« krijuar reputacionin e tyre dhe sigurinĂ« e tyre financiare pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« investime tĂ« kĂ«tij lloji. TĂ« investosh nĂ« ndĂ«rtime tĂ« tilla, mendoj qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« nga okazionet, jo nga pikĂ«pamja e çmimit, po njĂ« nga okazionet, nga pikĂ«pamja e pozicionit. Pasi siç thashĂ« janĂ« vende qĂ« nuk pĂ«rsĂ«riten mĂ«. TĂ« blesh njĂ« apartament sot tek kullat, tek sahati, pavarĂ«sisht diskutimeve pĂ«r arkitekturĂ«n dhe çfarĂ« prishiâŠ
Mira Kazhani: Nuk Ă«shtĂ« tema e sotme ajoâŠ
Ilda Zaloshnja: Ne po flasim vetĂ«m pĂ«r vlerĂ«n e pronĂ«s dhe vlerĂ«n e real estate⊠Ai Ă«shtĂ« njĂ« vend njĂ« herĂ« nĂ« jetĂ«. ĂshtĂ« zemra e TiranĂ«s dhe nuk do tĂ« ketĂ« shumĂ« tĂ« tjerĂ«, çfarĂ«do qĂ« tĂ« ketĂ« rreth e qark asaj zoneâŠ
Mira Kazhani: Janë shitur aty të gjitha?
Ilda Zaloshnja: Janë shitur.
Mira Kazhani: Sa ka qenë metri katror?
Ilda Zaloshnja: Ka filluar me 3 mijĂ« euro para katĂ«r apo pesĂ« vitesh dhe sot janĂ« 5, 5 ndoshta edhe 6 pĂ«r ndonjĂ« gjĂ« mĂ«âŠ
Mira Kazhani: Kryesisht biznesmenë dhe njerëz që jetojnë në Shqipëri i kanë blerë?
Ilda Zaloshnja: Kanë blerë persona që jetojnë jashtë Shqipërisë, të cilët janë të pozicionuar shumë mirë në jetët e tyre atje. Kanë kursyer, kanë mundësinë të marrin kredi të mira me prona të tjera që kanë dhe ata kanë pretendimin për të pasur diçka të mirë, siç janë mësuar, në stilin e jetës që bëjnë atje.
Ka njerĂ«z qĂ« jetojnĂ« nĂ«pĂ«r vila sot, qĂ« kanĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« blejnĂ« njĂ« vilĂ« dhe duan pĂ«r fĂ«mijĂ«t e tyre, tĂ« cilĂ«t janĂ« tĂ« rinj, duan tĂ« kenĂ«âŠ
Mira Kazhani: JanĂ« kĂ«ta fĂ«mijĂ«t e bekuarâŠ
Ilda Zaloshnja: Fëmijët e bekuar, të cilët duan të kenë shtëpi në qytet, sepse e kanë më të lehtë për të bërë jetën e tyre të city life.
Mira Kazhani: E ke blerë shtëpinë tënde?
Ilda Zaloshnja: Po. Kam blerë një shtëpi të re para rreth 6 muajsh.
Mira Kazhani: Kaq vonë?
Ilda Zaloshnja: Kam blerĂ« dhe kam shitur (qesh). Po ti e di, kĂ«pucari zakonisht Ă«shtĂ« pa kĂ«pucĂ«. KĂ«shtu qĂ«âŠ
Mira Kazhani: Ok, ke bërë biznes, shumë mirë.
Ilda Zaloshnja: Edhe unë e kam parë si biznes në njëfarë mënyre, por tani jo. Mendoj që është shtëpia që do rri shumë gjatë aty.
Mira Kazhani: E thua vendin?
Ilda Zaloshnja: Po. ĂshtĂ« nĂ« periferi tĂ« TiranĂ«s. NĂ« zonĂ«n e Kopshtit Botanik, por nĂ« fund tĂ« asaj zone. Me njĂ« pamje shumĂ« tĂ« bukur. ĂshtĂ« kati i fundit i njĂ« pallati tĂ« vogĂ«l. Ishte njĂ« nga kushtet qĂ« unĂ« kisha, qĂ« nuk doja tĂ« ishte njĂ« pallat masiv. Doja tĂ« kishte pamje, tĂ« kishte njĂ« verandĂ«.
Mira Kazhani: Personalisht do doja një pallat butik, një pallat të vogël.
Ilda Zaloshnja: Po, por që t`i blesh këto pallatet butikë, e para në Tiranë, brenda në qendër nuk ka, se tendenca është të bësh sa më shumë kate.
Mira Kazhani: S`ka problem. Nuk e aspirojmë dhe nuk e përballojmë dot.
Ilda Zaloshnja: Por në zona pak më periferike, për paratë që shpenzon, mund të marrësh shumë më tepër, të përfitosh shumë më tepër në cilësinë e asaj që merr dhe në cilësinë e jetesës së asaj që merr. Kështu që unë zgjodha periferinë.
Mira Kazhani: Sa metra katror është shtëpia jote?
Ilda Zaloshnja: ShtĂ«pia ime Ă«shtĂ« diku tek 140 metra katrorĂ« dhe ka edhe 140 metra verandĂ« qĂ« ne do ta shfrytĂ«zojmĂ« kĂ«ndshĂ«m me gjelbĂ«rim, me barbeque, me zjarr, se unĂ« i kam shumĂ« qejf oxhakĂ«t. ĂshtĂ« projekti im pĂ«r kĂ«tĂ« vit, pĂ«r ta pĂ«rfunduar edhe pĂ«r tĂ« jetuar.
Mira Kazhani: Shtëpi e vogël apo shtëpi e madhe? Dhe kujt i thua shtëpi e vogël, e mjaftueshme?
Ilda Zaloshnja: Varet shumë nga njerëzit, nga familjet që kanë, nga anëtarët e familjes, nga pretendimet, nga kërkesat, nga statusi, sepse prona dhe shtëpia ku jeton është edhe status. Nëqoftëse je një personazh që bën biznes, bën marrëdhënie publike, ke nevojë të krijosh marrëdhënie me njerëz, do t`i ftosh në shtëpinë tënde për të krijuar një afrimitet me ta, për të bërë një marrëveshje biznesi. Ku ka vend më mirë sesa shtëpia jote për të bërë një marrëveshje biznesi? Në këtë rast shtëpia duhet të jetë e madhe. Duhet të jetë impresionuese. Duhet të jetë në zona elitare që ne e dimë tashmë ku jane dhe kush janë. Pastaj për blerësit që kanë familje normale, një çift me dy fëmijë në varësi të faktit nëse fëmijët janë vajzë e djalë apo të dy të të njëjtës gjini 2 dhoma e një kuzhinë apo 3 dhoma e një kuzhinë deri në 130-140 metra jane mëse të mjaftueshme.
Mira Kazhani: Nuk dua të tingëlloj komuniste, por asnjëherë nuk e kam kuptuar në këtë Shqipëri kaq të vogël, që është si një xhevahir, që ka kohën e bukur, që dilet shumë jashtë, nuk i kam kuptuar orekset për këto supervilat që në fakt në shumicën e kohës asnjë nuk rri aty dhe i shijojnë në fakt ato gratë e shtëpisë që kujdeset për shtëpitë, rojet tek dera. Më është dukur një ekzagjerim, por ky është opinion personal.
Ilda Zaloshnja: Nuk do thosha ashtu. E para, ato janë status. Ti ia lejon vetes financiarisht atë lloj prone dhe ke mundësinë edhe të jetosh aty, sepse ato prona kanë edhe shpenzime të mëdha për të jetuar. Kanë shpenzime në mirëmbajtje, shpenzime në ngrohje-ftohje, pra konsum të energjisë elektrike. Kështu që nuk mjafton vetëm ta blesh. Duhet të kesh të ardhura të tilla të mjaftueshme që edhe të jetosh në to. Po siç e thashë, janë status. Nëse ti do të jesh dikushi, si në çdo vend tjetër të botës duhet të kesh një shtëpi të madhe dhe pastaj, ke dy të tilla apo tre të tilla, ato janë tjetër kategori.
Mira Kazhani: Në fakt duhet të kuptosh atë nivelin në të cilin gjendet një njeri i pasur dhe pasuria ka disa stade tani. Nuk ka asgjë fikse. E kuptoj idenë. Nuk kam asnjë lloj paragjykimi, po thjesht më duket sikur shtëpi është. Shtëpi e bukur, sigurisht. Me verandë, me gjelbërim, me gardërobën e saj, është një gjë ideale. Po sado e pasur të isha, nuk do aspiroja një kështjellë, një supervilë. Se çfarë do bësh
Ilda Zaloshnja: Janë shumë pak ato me kështjella dhe supervila. Po ama njerëz që kanë dëshirë të jetojnë në vilë? Po, ka. Dhe këto vila nuk është se janë aq shumë të mëdha. Përgjithësisht kanë tre dhoma gjumi, një sallon të madh, me kuzhinë dhe këto ambientet e vogla ndihmëse, oborri. Pastaj se çfarë numërohet brenda metrave katrorë dhe sesi shiten ato prona, kjo është tjetër gjë. Normalisht janë masa normale, të zakonshme pronash për një familje normale.
Mira Kazhani: Vetë do t`i sugjeroje dikujt një shtëpi private, nuk ka rëndësi vilë. Mua fjala vilë nuk është se më pëlqen shumë. Shtëpi është fjalë e bukur. Ne e përdorim edhe për apartamentin. Në Kosovë për shembull i thonë banesë apartamentit dhe shtëpi i thonë shtëpisë private. Ti kë pëlqen më shumë, shtëpinë private apo apartamentin?
Ilda Zaloshnja: Janë dy stile jetesë komplet të ndryshme. Për një person që është vetëm, ose një çift i ri, ose edhe një çift i moshuar, të jetuarit brenda në qytet nëpër apartamente është mënyra më e mirë për të pasur çdo gjë afër.
Mira Kazhani: Për të qenë i aksesueshëm me qytetin.
Ilda Zaloshnja: NdĂ«rsa pĂ«r njĂ« familje me fĂ«mijĂ« tĂ« vegjĂ«l apo edhe pak mĂ« tĂ« rritur, vila apo shtĂ«piaâŠ
Mira Kazhani: Bahçja është e bukur.
Ilda Zaloshnja: Pastaj do edhe një qen. Mirë është ta kesh edhe atë oborrin edhe për qenin. Pra është cilësi jetese tjetër. Unë nuk kam provuar të jetoj në vilë, por nga ata klientë që pastaj edhe janë bërë miq, të cilëve iu kam sugjeruar vilën dhe e kanë bërë atë hap, më kanë thënë që është një stil jetese ndryshe, por edhe një cilësi jete më e mirë, sesa ajo në apartament.
Mira Kazhani: Shtëpitë e dyta të plazhit, kanë dy qëndrime nga njerëzit që kanë. Disa thonë që e shijojnë shumë, disa të tjerë kanë përfunduar se janë shërbëtorë të shtëpisë së tyre të dytë, që shkojnë dhe lodhen me pazaret dhe me punët e shtëpisë, që është më mirë të shijosh hotelet. Por kur vjen ajo vera, unë ata që kanë shtëpi të dyta në plazh, i shoh me një lloj zilie në kuptimin e mirë të fjalës, që nuk ju duhet të shkojnë nga një hotel në tjetrin, kanë atë shtëpinë e tyre, mund të bëjnë plazh sa herë të duan dhe më duket gjë e bukur. Mendimi yt, i një profesionisteje, cili është?
Ilda Zaloshnja: Shiko, unĂ« po ta shikoja ftohtĂ« si profesioniste, do tĂ« thoja, âblijeniâ, sepse gjithsesi Ă«shtĂ« njĂ« pronĂ«.
Mira Kazhani: Do ta shesësh, kur të mërzitet.
Ilda Zaloshnja: Gjithsesi Ă«shtĂ« njĂ« pronĂ« tĂ« cilĂ«s vetĂ«m do tâi rritet vlera, do ta japĂ«sh me qera, do kesh tĂ« ardhura nĂ« qoftĂ«se nuk do tĂ« duash tĂ« jetosh vet, nĂ« ato dy tre muajt e verĂ«s apo varet edhe ku Ă«shtĂ« shtĂ«pia. Tani dhe Jugu po afrohet edhe shumĂ« me tunelin dhe kĂ«to infrastrukturat e reja qĂ« po bĂ«henâŠ
Mira Kazhani: Do rriten edhe çmimet.
Ilda Zaloshnja: Ămimet janĂ« rritur dhe po rriten.
Mira Kazhani: Si nuk kemi blerë para 10-vjetësh.
Ilda Zaloshnja: Ke akoma kohë, se mbas 10-vjetësh do thuash, si nuk e bleva atëherë kur fola me Ildën.
Mira Kazhani: Kjo është.
Ilda Zaloshnja: Po, po.
Mira Kazhani: Nëse do më sugjeroje të merrja një shtëpi. Ku duhet ta marr, në Tiranë apo në Jug?
Ilda Zaloshnja: NĂ«qoftĂ«se do ta merrje pĂ«r investim, varet nga nevoja qĂ« ke. NĂ«se ty tĂ« duhet njĂ« shtĂ«pi e mirĂ« nĂ« TiranĂ«, patjetĂ«r do tĂ« zgjedhĂ«sh diçka duke u nisur dhe ne tĂ« dyja do tĂ« uleshim nĂ« njĂ« bisedĂ« shumĂ« tĂ« afĂ«rt dhe shumĂ« tĂ« detajuar mbi atĂ« qĂ« ti do dhe mbi mĂ«nyrĂ«n se si ti jeton, sepse kjo Ă«shtĂ« detyra ime pĂ«r tĂ« kuptuar sa mĂ« mirĂ«âŠ
Mira Kazhani: Psikologjinë, lifestylen.
Ilda Zaloshnja: Psikologjinë, nevojën, stilin e jetesës, mundësitë ekonomike sepse ajo është gjëja më e rëndësishme. Dhe kjo në fakt është pak pjesa e vështirë e bisedës kryesisht me klientët sepse askush nuk do të tregojë sa lek ka në xhep. Mendon se është shumë personale. Por ndërkohë nëse ti vjen për të shpenzuar, për të blerë një pronë⊠Të blesh një pronë 100 mijë euro, ose 500 mijë euro janë dy gjëra shumë të ndryshme. Nuk dua të fus duart dhe hundët te xhepi i klientit, por këtë duhet ta di këtë informacion.
Mira Kazhani: Megjithatë, shkrimtarët, filozofët, sociologët, të gjithë thonë se bota është e kurajozëve e guximtarëve.
Ilda Zaloshnja: E vërtetë.
Mira Kazhani: Janë paratë që të ndihmojnë apo është shpirti i iniciativës? Edhe një që nuk e ka mundësinë mund ta gjej rrugën për të bërë një investim Ilda Zaloshnja?
Ilda Zaloshnja: Unë do thoja që fillon nga mendja dhe fillon nga dëshira për të guxuar dhe nga vizioni. Nëqoftëse ti nuk shikon më larg se një metër nga vetja jote, do të jetosh atë të përditshmen e vogël dhe do mundohesh të arrish atë maksimumin e asaj që ti mundesh brenda në atë kuti ku ke futur veten.
Mira Kazhani: Kuadrati.
Ilda Zaloshnja: Nëqoftëse shikon qoftë edhe 5 metra përtej vetes, ti do shikosh që mundësitë edhe pse duket shumë e vështirë nuk është aq e vështirë dhe guximi dhe dëshira për të bërë të ndihmojnë që të rrezikosh nganjëherë. Sigurisht, rreziku nuk duhet të jetë asnjëherë i çmendur, duhet të jetë një rrezik i llogaritur.
Mira Kazhani: Kjo është puna e agjentit që ti të thuash ke mundësi ta bësh këtë, ose kjo nuk është për ty.
Ilda Zaloshnja: Pikërisht.
Mira Kazhani: Ti e ke kĂ«tĂ« ekspertizĂ«, tâia thuash dikujt. TĂ« dĂ«gjojnĂ«?
Ilda Zaloshnja: UnĂ« do tĂ« tregohem jo edhe aq modeste taniâŠ
Mira Kazhani: Mos u trego modeste. Thuaj vetëm të vërteta.
Ilda Zaloshnja: Për të thënë që në 15 vitet e biznesit që unë bëj, kam krijuar vetëbesimin e madh për të folur me gojën hapur, pa pasur frikë se po gaboj. Dhe në fakt nuk është se kam gabuar ndonjëherë. U kam sugjeruar. Më ka qëlluar të orientoj klientë që pastaj janë bërë miq, në zona që nuk e kishin kurrë imagjinuar ndonjëherë, në ndërtime që as nuk kishin filluar të ndërtoheshin. Me shumë frikë, me shumë dyshime dhe sot ata më falenderojnë. Jetojnë jashtëzakonisht mirë në ato prona dhe vlera e pronës tyre është dyfishuar apo edhe është trefishuar në varësi të kohës kur e kanë blerë.
Mira Kazhani: Ke bërë shumë miq nga kjo punë.
Ilda Zaloshnja: Kam bĂ«rĂ« shumĂ« miq. Kjo Ă«shtĂ« pjesa e bukur e kĂ«saj pune. MarrĂ«dhĂ«nia me njerĂ«zit ka dy anĂ«, Ă«shtĂ« ajo e lodhshmja, ku njerĂ«zit mendojnĂ« se dinĂ« gjithçka, qĂ« mund tĂ« sillen me ty nĂ« çdo mĂ«nyrĂ«, qĂ« mund tĂ« tĂ« flasin nĂ« çdo formĂ«, sepse ne kemi pak mungesĂ«n e respektit pĂ«r ata qĂ« ta ofrojnĂ« shĂ«rbimin nĂ« pĂ«rgjithĂ«si. Dhe mua mĂ« Ă«shtĂ« dashur shumĂ« shpesh kur flas me njerĂ«z nĂ« telefon qĂ« nuk mĂ« njohin, tâju tregoj dhe moshĂ«n. Tâju them, shiko se po flet me njĂ« tĂ« tillĂ« qĂ« Ă«shtĂ« 50-vjeç. Pra unĂ« nuk jam fĂ«mijĂ« dhe e di se çfarĂ« po flas dhe ti duhet tĂ« mĂ« dĂ«gjosh. Pra kam nxjerrĂ« atĂ« kartĂ«n e moshĂ«s, e kam pĂ«rdorur. Por ana tjetĂ«r Ă«shtĂ« ajo shumĂ« e bukur, sepse vĂ«rtet gjendesh nĂ« momentin… PĂ«r disa njerĂ«z ky momenti i blerjes sĂ« pronĂ«s Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ«herĂ« nĂ« jetĂ«, pĂ«r disa tĂ« tjerĂ« mund tĂ« jetĂ« 2 mund tĂ« jetĂ« 3, 25 sepse varet ngaâŠ
Mira Kazhani: Shit e bli, shit e bli⊠është biznes.
Ilda Zaloshnja: Varet nga ajo që bëjnë në jetë, por për ata që blejnë 1 apo 2 apo 3 herë dhe e kanë të tyren. Pra vënë atë emocionin e tyre aty brenda dhe vënë çdo gjë që kanë. Unë jam gjendur pranë tyre në momentet më interesante, më të frikshme për ta, për të hedhur atë hapin e shpenzimit të shumë parave, qoftë edhe të marrjes së një kredie, që do të zgjasë 25 vjet dhe ti nuk e di ato 25 vite çfarë do bësh, ku do jesh?
Mira Kazhani: E frikshme Ă«shtĂ« pak. Sa çâĂ«shtĂ« edhe komode, Ă«shtĂ« edhe e frikshme.
Ilda Zaloshnja: E frikshme… mĂ« mirĂ« Ă«shtĂ« tĂ« mos mendohet. Sot njerĂ«zit bĂ«jnĂ« biznese me kredi. Ka edhe njerĂ«z qĂ« kanĂ« para nĂ« bankĂ« dhe preferojnĂ« tĂ« marrin njĂ« kredi pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« njĂ« investim qoftĂ« edhe nĂ« Real Estate.
Mira Kazhani: Ti e mbështet këtë.
Ilda Zaloshnja: Unë e mbështes.
Mira Kazhani: Pra duhet të ruash para në bankë dhe gjithmonë duhet të veprosh me kredi?
Ilda Zaloshnja: Okay, nuk mund të jesh gjithmonë kaq absolut, por patjetër që po, nëse ke mundësinë të marrësh një kredi të mirë, me kushte të mira. Rreziko, domethënë përdor paratë e bankës, sepse ato janë aty dhe mund të duhen për diçka tjetër, më interesante.
Mira Kazhani: Cilat janĂ« zonat e sĂ« ardhmes, qĂ« ne nuk i dimĂ«? PĂ«r shembull nĂ« ekspertizĂ«n tĂ«nde personale, atĂ« qĂ« ke parĂ« ti nĂ« TiranĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ«n se si po zhvillohet, pĂ«rveç qendrĂ«s qĂ« nĂ« çdo kohĂ« edhe kur do qendra mbetet qendĂ«r, ku po i sheh ti disa location disa pika nĂ« hartĂ«n nĂ« gjeografinĂ« e TiranĂ«s, qĂ« thua kĂ«tu duhet, do tâi vij dita.
Ilda Zaloshnja: Zona mĂ« e afĂ«rt, e re, interesante, besoj me rritje tĂ« mirĂ« tĂ« vlerĂ«s sĂ« pronĂ«s Ă«shtĂ« zona e bulevardit tĂ« ri, nĂ«qoftĂ«se ai projekt do tĂ« zhvillohet ashtu siç Ă«shtĂ« folur, do tĂ« marri ato pĂ«rmasa pĂ«r tĂ« cilat Ă«shtĂ« folur gjithmonĂ« nĂ«pĂ«r media nga ana e bashkisĂ« e qeverisĂ«, e arkitektĂ«ve, e ndĂ«rtuesve. PĂ«r fat tĂ« keq ende nuk ka marrĂ« atĂ« vlerĂ«n qĂ« duhet tĂ« merrte si njĂ« zonĂ« aq qendrore qĂ« Ă«shtĂ« sepse konsiderohet qĂ« Ă«shtĂ« vazhdimi i bulevardit, arteries kryesore tĂ« qytetit, sot pĂ«r sot. Pronat aty shiten me 1300-1400 euro m2 apartamentet. ĂshtĂ« akoma njĂ« çmim shumĂ« i pĂ«rballueshĂ«m, njĂ« çmim interesant duke patur parasysh qĂ« pak mĂ« pĂ«rpara janĂ« 1700-1800. KĂ«shtu qĂ« mendoj se Ă«shtĂ« zona e tĂ« ardhmes pĂ«r tĂ« investuar sot nĂ« TiranĂ«. NjĂ« zonĂ« tjetĂ«r qĂ« unĂ« e shikoj si interesante janĂ« âKodrat e Saukutâ, janĂ« akoma tĂ« gjelbra, por nuk do tĂ« jenĂ« edhe pĂ«r shumĂ« kohĂ« besoj. QĂ« tani aty ka disa komplekse, ka disa ndĂ«rtime. JanĂ« ruajtur ndĂ«rtimet e ulĂ«ta, kryesisht me pallate me pak oborr 3-4 kate maksimumi dhe sa mĂ« lart kodrĂ«s tĂ« ngjitesh, aq mĂ« tĂ« ulĂ«ta do tĂ« jenĂ« katet, pra do tĂ« ketĂ« bileta. Fenomeni i çuditshĂ«m dhe i mirĂ« pĂ«r njerĂ«zit qĂ« duan tĂ« jetojnĂ« nĂ« vila Ă«shtĂ« ai qĂ« tani po bĂ«hen vila tĂ« vogla, Vileta, me sipĂ«rfaqe tĂ« vogla, ku ti je afĂ«r qytetit, nuk jeton nĂ« apartament, ke atĂ« oborrin tĂ«nd tĂ« vogĂ«l.
Mira Kazhani: Ke atë marrëdhënien tënde me tokën, me gjelbërimin.
Ilda Zaloshnja: Mund të kesh një cilësi jete më të përballueshme dhe më të mirë në një pronë si ajo. Këto dy mendoj. Ka shumë ndërtime që po bëhen tani dhe të tjera po fillojnë përreth liqenit të Farkës, që është destinacioni tjetër pasi mbaroj Lundra. Këto mendoj janë zonat që duhet të fokusohen ata që duan të bëjnë një investim.
Mira Kazhani: A po blejnë emigrantët shqiptarë shtëpi të dyta në Shqipëri, që të vijnë të kalojnë kohën në Tiranë, më Jug.
Ilda Zaloshnja: Pas njĂ« periudhe goxha tĂ« gjatĂ«, se edhe emigrantĂ«t duhet tâi ndajmĂ« pak, mendoj qĂ« ata qĂ« kanĂ« mbi 30 vjet qĂ« jetojnĂ« nĂ« Greqi, nĂ« Itali apo kudo tjetĂ«r kanĂ« rritur fĂ«mijĂ«t e tyre atje dhe nuk kanĂ« mĂ« interes, asnjĂ« lidhje, pĂ«rveç ndonjĂ« lidhje tĂ« vogĂ«l shpirtĂ«rore me ShqipĂ«rinĂ«. Interesi i tyre primar Ă«shtĂ« tĂ« kenĂ« njĂ« shtĂ«pi aty ku jetojnĂ«, pĂ«r fĂ«mijĂ«t e tyre jo kĂ«tu ku nuk ju duhet, ku nuk e kanĂ« mundĂ«sinĂ« ta bĂ«jnĂ«. Por ata qĂ« kanĂ« punuar pak mĂ« shumĂ« qĂ« kanĂ« mĂ« shumĂ« tĂ« ardhura, qĂ« janĂ« profesionistĂ« nĂ« vende tĂ« tjera, kanĂ« mundur tĂ« kursejnĂ«, kanĂ« edhe mundĂ«si tĂ« marrin ndonjĂ« kredi, qoftĂ« aty ku janĂ«, por edhe kĂ«tu. Ata po blejnĂ«, blejnĂ« me ndĂ«rtime tĂ« reja, prona, sepse i quajnĂ« tĂ« lira krahasuar me vendet ku ata jetojnĂ« dhe realisht ashtu Ă«shtĂ«, pavarĂ«sisht se ne bĂ«jmĂ« krahasime, nĂ« Paris mori kaq. Ne kemi nxjerrĂ« tabela pĂ«r tâju pĂ«rgjigjur kĂ«tyre pyetjeve me çmime mesatare nĂ« zona, qytete rreth e qark ShqipĂ«risĂ«, por edhe ku di unĂ« Milano, Roma, Parisi, Vjena sepse vijnĂ« klientĂ«t dhe na bĂ«jnĂ« krahasime pĂ«r kĂ«tĂ« gjĂ« dhe çmimet nĂ« ShqipĂ«ri, çmimet mesatare flas janĂ« akoma tĂ« lira, mĂ« tĂ« ulĂ«ta, krahasuar me tĂ« gjitha kĂ«to dhe me vendej e tjera tĂ« rajonit.
Mira Kazhani: Kuptoj.
Ilda Zaloshnja: Këta njerëz vijnë për të blerë për investim, duke ditur se Shqipëria është në fazën e ngjitjes së lartë , vijnë të investojnë paratë e tyre këtu sepse atje ku jetojnë rritja ndoshta nuk është kaq e madhe. Janë vende më të plakura, më të ngadalta, nga pikëpamja e zhvillimit, mund të jenë më të sigurta, më të vazhdueshme, por nuk janë aq të shpejta siç është rritja këtu.
Mira Kazhani: Si ish-pedagoge e italishtes, studente e filologjikut, si një psikologe tashmë me këtë punën, cilët njerëz lumturohen më shumë kur blejnë një shtëpi. Ata fëmijët e bekuar që jua blejnë prindërit, biznesmenët e pasur që nuk tremben me kredinë, çiftet e reja apo një vajzë e re single që merr atë kredinë dhe blen shtëpinë e saj të parë, ku sheh më shumë xixa në sy ti.
Ilda Zaloshnja: Nuk shoh xixa nĂ« sy te ata qĂ« ja u blejnĂ«, le tĂ« themi qĂ« njĂ« gjĂ« qĂ« ti nuk e ke arritur vetâŠ
Mira Kazhani: Aty rri!
Ilda Zaloshnja: Nuk je lodhur për atë. Nuk të shijon.
Mira Kazhani: Sa keq.
Ilda Zaloshnja: E ke, Ă«shtĂ« e bukur, jeton bukur aty brenda, fton shokĂ«t e tu. Ndoshta edhe mburresh nga pak, por aq. JanĂ« çiftet e reja qĂ« fillojnĂ« jetĂ«n, ata. Po edhe çiftet me fĂ«mijĂ«. Kam parĂ« fĂ«mijĂ« tĂ« vegjĂ«l, shumĂ« tĂ« entuziazmuar. âMami kjo Ă«shtĂ« dhoma ime. KĂ«tu do vĂ« krevatin tim.â Gati, gati pa e marrĂ« vendimin akoma prindĂ«rit, fĂ«mijĂ«t e kanĂ« marrĂ« vendimin e tyre nĂ« njĂ« farĂ« mĂ«nyre. Se fĂ«mijĂ«t e shprehin pak mĂ« tepĂ«r. TĂ« rriturit mundohen qĂ« edhe pĂ«rpara nesh tĂ« tregohen mĂ« tĂ« mbajtur sepse mendojnĂ« se po u treguan shumĂ« entuziastĂ«, do tĂ« jetĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« negociohet.
Mira Kazhani: Po duan të ulin çmimin. E kuptova.
Ilda Zaloshnja: Ata duan qĂ« patjetĂ«r tâi besojnĂ« agjentit tĂ« tyre dhe duhet tĂ« krijojnĂ« njĂ« marrĂ«dhĂ«nie personale gjithmonĂ« me njĂ« agjent nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« shprehin çdo gjĂ«, tĂ« mirĂ« apo tĂ« keqe. QoftĂ« edhe entuziazmin e tyre pĂ«r njĂ« pronĂ« qĂ« sapo e kanĂ« parĂ«.
Mira Kazhani: Djalit tĂ«nd do tâja blesh ti shtĂ«pinĂ« apo do ta lĂ«sh ta blejĂ« vet shtĂ«pinĂ«.
Ilda Zaloshnja: Mendoj qĂ« Ă«shtĂ« akoma herĂ«t pĂ«r atĂ«. UnĂ« nĂ« fakt gjithmonĂ« kam menduar dhe ia kam thĂ«nĂ« djalit qĂ« detyra ime si prind Ă«shtĂ« ta shkolloj mirĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ai tĂ« ketĂ« nĂ« brez veglat e duhura tĂ« jetĂ«s pĂ«r tâja dalĂ« vet dhe pĂ«r atĂ« kam shpenzuar çdo gjĂ« qĂ« kam pasur dhe ai mĂ« ka shpĂ«rblyer.
Mira Kazhani: Ajo është shtëpia kryesore në fakt. Ajo që ke këtu me vete.
Ilda Zaloshnja: Ajo Ă«shtĂ« shtĂ«pia kryesore. NĂ«se do tĂ« kem mundĂ«sinĂ« ta ndihmojâŠ
Mira Kazhani: Pse jo.
Ilda Zaloshnja: Pse jo. Por ai nuk Ă«shtĂ« rritur, sepse nuk i kemi patur mundĂ«sitĂ«. Nuk Ă«shtĂ« rritur me mendimin qĂ« i duhet tâi jepet gjithçka, jo.
Mira Kazhani: Ne jemi rritur pak a shumë.
Ilda Zaloshnja: Të përkëdhelur, po.
Mira Kazhani: Me dashuri, po jo me sensin e pronĂ«s. PrindĂ«rit tanĂ« nĂ« njĂ« kuptim nuk patĂ«n mundĂ«si tĂ« na lĂ«nĂ« ne diçka, por na dhanĂ« mjetet pĂ«r tâu bĂ«rĂ« tĂ« zotĂ«t e vetes, se ndoshta kur do tĂ« duhet tĂ« mbijetosh, i bĂ«n tĂ« gjitha.
Ilda Zaloshnja: Pikërisht.
Mira Kazhani: Nevoja për mbijetesë.
Ilda Zaloshnja: VetĂ«m ajo tĂ« shtyn pĂ«rpara, tĂ« bĂ«n kreativ, tĂ« bĂ«n tĂ« mendosh rrugĂ«zgjidhje, tĂ« gjesh forma si mund tâi arrish. PĂ«r ndryshe po tâu dha do flesh gjumĂ« e more, okay ta gĂ«zosh.
Mira Kazhani: Tani që e mendon në perspektivë, të ka bërë të lumtur kjo punë më shumë, bërë mirë që e le pedagogjinë.
Ilda Zaloshnja: Po,po, po. Shiko unë ngelem prap içik zyshë. Edhe në punën time të përditshme agjentët që punojnë bashkë me mua, të cilëve u mësoj çdo ditë ato sekretet e zanatit tonë.
Mira Kazhani: Je një lloj mentoreje për ta.
Ilda Zaloshnja: PikĂ«risht, por patjetĂ«r qĂ« jam shumĂ«, nuk do thoja e kĂ«naqur, por kam gjetur veten. ĂshtĂ« puna qĂ« vij edhe sot pas 15-vjetĂ«sh me shumĂ« qejf, gati nĂ« padurim pĂ«r tĂ« ardhur dhe largohem e fundit nga zyra, hajde tĂ« bĂ«j edhe kĂ«tĂ« gjĂ« tĂ« fundit, edhe kĂ«tĂ« tjetrĂ«n, sepse mĂ« entuziazmon.
Mira Kazhani: Meqë e përmendëm gjatë bisedës tonë divorcin, momentin tënd të vështirë, ti tani nuk je vetëm e lumtur nga puna jote, je një 50-vjeçare e lumtur edhe në aspektin personal se ke gjetur një shok dhe ai është amerikan, edhe jeni në të njëjtën fushë, në real estate dhe ai.
Ilda Zaloshnja: Po jemi në të njëjtën fushë, punojmë bashkë, kalojmë 24 orë në 24 bashkë dhe për çudinë e shumë njerëzve, nuk mërzitemi dhe nuk zihemi. Dhe unë besoja dikur që po të kalosh gjithë ditën me një njeri patjetër do krijohen fërkime, konflikte, do mërzitesh me të. U bënë pothuajse 6 vjet që jemi bashkë, nuk jemi mërzitur akoma dhe shpresoj të vazhdojmë që të mos mërzitemi.
Mira Kazhani: Jemi te vit i shtatë. Ai viti i rrezikshëm.
Ilda Zaloshnja: Viti i rrezikshëm.
Mira Kazhani: Do ta kaloni, uroj që ta kaloni me sukses!
Ilda Zaloshnja: PatjetĂ«r qĂ« po. Jam nĂ« njĂ« moment tĂ« mirĂ« personal. DomethĂ«nĂ« djali Ă«shtĂ« rritur mirĂ«, nĂ« shkollĂ« Ă«shtĂ« njĂ« djalĂ« i mbarĂ« ku nuk mĂ« ka dhĂ«nĂ« asnjĂ« herĂ« asnjĂ« lloj shqetĂ«simi. Nga ana tjetĂ«r puna ecĂ«n. E Mira Kazhani qĂ« shoku im mĂ« ka dhĂ«nĂ«, Ă«shtĂ« vetbesimi. Shiko kur tâi je vetĂ«m dhe rend pas asaj gjeje tĂ« vogĂ«l tĂ« ditĂ«s nuk ke kohĂ« tĂ« shikosh vizionin matanĂ« dhe unĂ« kam qenĂ« njĂ« nga ata. Isha vetĂ«m, duhet tĂ« merrja paratĂ« pĂ«r tĂ« mbajtur biznesin pĂ«r tĂ« ushqyer familjen, pĂ«r tĂ« paguar shpenzimet dhe punoja jashtĂ«zakonisht shumĂ«, edhe vet shumĂ«. Nuk arrija tĂ« shikoja qĂ« kisha aftĂ«si pĂ«r mĂ« shumĂ«. PĂ«r tĂ« hapur dyert tĂ« tjera. PĂ«r tĂ« folur me njerĂ«z tĂ« tjerĂ«. Dhe ai mĂ« mĂ«soi, mĂ« tregoi pak se çfarĂ« vleja.
Mira Kazhani: Sa mirë!
Ilda Zaloshnja: Dhe mĂ« mĂ«soi qĂ« ca dyer edhe tâi shqyeja, jo tĂ« trokisja.
Mira Kazhani: Bravo. UnĂ« kisha menduar tĂ« tĂ« pyesja nĂ« fund qĂ« a ke ti dikĂ« qĂ« tâi thuash faleminderit, po mĂ« duket se i the faleminderit , shokut tĂ«nd.
Ilda Zaloshnja: PatjetĂ«r. Faleminderit atij , por nĂ« fakt faleminderit dua tâi them edhe dy prindĂ«rve tĂ« mi, ai babi i sertĂ«, mami shumĂ« e butĂ«. TĂ« dy kanĂ« reflektuar kĂ«to dy anĂ« tĂ« tyre shumĂ« mirĂ« te mua. UnĂ« jam si njĂ« medalje me dy anĂ«. Jam shumĂ« e butĂ«, shumĂ« e mirĂ«kuptuar, shumĂ« jo e pĂ«rulur, po dua tĂ« lexoj gjithmonĂ«, dhe dua gjithmonĂ« tâi shĂ«rbej njĂ«rĂ«zve qĂ« kam afĂ«r, qoftĂ« edhe klientĂ«ve, pĂ«r atĂ« qĂ« iu takon atyre dhe pastaj jam shumĂ« e sertĂ«, shumĂ« e rreptĂ« dhe shumĂ« e fortĂ«.
Mira Kazhani: Babi brenda teje.
Ilda Zaloshnja: Babi brenda meje, mĂ« jep atĂ« forcĂ«n e duhur, pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« edhe jo. Dhe pĂ«r tĂ« kundĂ«rshtuar dhe pĂ«r tâi treguar vendin atyre qĂ« e meritojnĂ«.
Mira Kazhani: Edhe këtë e ke bërë?
Ilda Zaloshnja: E kam bërë edhe këtë.
Mira Kazhani: E ke bĂ«rĂ« sĂ« fundmi, apo e ke bĂ«rĂ« vazhdimisht, e ke patur nĂ« karakter, pĂ«r shembull njĂ« nga gjĂ«rat e mia mĂ« tĂ« vĂ«shtira Ă«shtĂ« qĂ« tâi tregoj vendin qĂ« meriton dikujt, e kam tĂ« vĂ«shtirĂ«, dobĂ«si.
Ilda Zaloshnja: Edhe unĂ« e kam shumĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«dhe e kam patur shumĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« dhe kam pranuar shumĂ« gjĂ«ra qĂ« nĂ« vite, nĂ« kohĂ«, nĂ« jetĂ« nuk duhet tâi pranoja qoftĂ« edhe marrĂ«dhĂ«nien bashkĂ«shortore qĂ« unĂ« kisha, pĂ«r disa tolerime qĂ« nuk duhet tâi bĂ«ja, qĂ« nuk duhet tâi kisha mbajtur, tâi kisha toleruar aq gjatĂ«. ShoqĂ«ri tĂ« vjetra, tĂ« reja, tĂ« cilat i kam toteruar pĂ«r gjĂ«ra qĂ« ishin tĂ« patolerueshme sepse kam atĂ« besimin qĂ« njeriu Ă«shtĂ« i mirĂ« nĂ« thelb sido qĂ« tĂ« jetĂ« dhe sâka arsye qĂ« tĂ« bĂ«jĂ« diçka tĂ« keqe. Sâka arsye tĂ« veprojĂ« kundĂ«r dikujt tjetĂ«r, aq mĂ« tepĂ«r kur tâi atĂ« e ke tĂ« afĂ«rt. Por kĂ«to gjĂ«ra ndodhin, njerĂ«zit nuk i mendojnĂ« gjĂ«rat si unĂ« apo unĂ« si ata, kĂ«shtu qĂ« me moshĂ«n bĂ«hesh pak mĂ« i sertĂ«, bĂ«hesh pak edhe selektiv dhe humbet edhe pak durimi. Dhe nĂ« atĂ« pikĂ« thua kĂ«tu mbaroi.
Mira Kazhani: Bashkë me këtë vjen edhe një ekuilibër tjetër që ju jep rëndësi disa gjërave dhe vazhdon përpara.
Ilda Zaloshnja: Ju jep rĂ«ndĂ«si gjĂ«rave qĂ« janĂ« pĂ«r tâu dhĂ«nĂ« rĂ«ndĂ«si dhe fillon skualifikon ato qĂ« ty tĂ« bĂ«jnĂ« tĂ« ndihesh mirĂ«. Duke lĂ«nĂ« rrugĂ«s gjithçka tjetĂ«r. Jeta Ă«shtĂ« pak si ai lumi qĂ« rrjedh dhe rrumbullakos majat e gurĂ«ve me vite, kĂ«shtu qĂ« edhe ti shumĂ« mirĂ« bĂ«re rrumbullakosesh pĂ«r ato dhe i kalon pak nĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« tĂ« lehtĂ«.
Mira Kazhani: Në fund fare shkon te ajo shtëpia jote e ngrohtë.
Ilda Zaloshnja: Te ato katër mure.
Mira Kazhani: Te ato katër mure që thamë në fillim dhe meqë ra fjala do të të them një gjë që nuk e kam thënë edhe për ndjekësit e podcastit dhe më pëlqen shumë. Ka shumë njerëz që më shkruajnë ose edhe ma thonë direkt që podcastin e ndjekin në banjo.
Ilda Zaloshnja: Aty ndodhin shumë gjëra Mira Kazhani.
Mira Kazhani: Dhe mua më pëlqen shumë që ndërsa bëhen gati, unë jam, ky podcast është aty. Kështu që e marr si kompliment , më duket shumë private.
Ilda Zaloshnja: Edhe kur banjot ishin ato alla turka dikur rrinim me orë dhe lexonim libra.
Mira Kazhani: Tani banjot janë shumë të bukura.
Ilda Zaloshnja: Janë komode.
Mira Kazhani: Janë pjesa më e bukur e shtëpisë.
Ilda Zaloshnja: Ka nga ata që kanë edhe muzikën, boksin e muzikës aty, qirinjtë. Kështu që ti në banjo mund të bësh shumë gjëra.
Mira Kazhani: Ja në të ardhmen, me një kafe me ty..
Ilda Zaloshnja: Patjetër.
Podcasti “ZĂ« me MirĂ«n” u mbĂ«shtet nga ABI Bank, Melia DurrĂ«s, Lajthiza
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Ădo shtrembĂ«rim i fakteve online do tĂ« ndiqet nĂ« rrugĂ« gjyqĂ«sore

