Sekreti i një jete pa tallaze – sipas Dash Shehit

Çfarë episodi ky! Jo se kisha ndonjë dyshim, por prapë Dash Shehi e gjen një mënyrë për të qenë i papritur. Më pëlqejnë njerëzit që flasin siç Dashi, ku librat janë kombinuar me jetën. Ky është një podcast që ju bën buzagaz, por po aq të mendosh për jetën, pa shumë drama. Të vuash është pjesë e jetës, por gjithnjë e më shumë i admiroj njerëzit që nuk viktimizojnë tërë kohës. Janë disa që flasin për vuajtjen e tyre a thua se ne të tjerët jemi spektatorë të dramave dhe ju kemi borxh shkëlqimin e munguar.

Të gjithë kemi tonat, edhe Dash Shehi, por në këtë episod do kuptoni se ku është formula e ekuacionit të jetës pa shumë derte.

Në fund të bisedës me të kam ndarë edhe një arsye personale se pse theva rregullin dhe ftova një politikan në podcast pas 3 vitesh. Uroj të më jepni të drejtë!

Fundjavë të bukur të gjithëve!

*Podcasti “Zë me Mirën” u mbështet nga Vodafone, Credins Bank, Lajthiza, UBA, Eurosig dhe Universiteti Metropolitan

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *