Të shesësh pa reklamë

Në këtë episod kam takuar Lorent Gordin. Zakonisht histori si e tija të duken se nuk para ndodhin në Shqipëri, me përjashtim të trampolinave politiko-mediatike. Jashtë këtij rrethi është e vështirë të ngrihesh mbi realitetin e të gjesh një vend për veten.

Lorenti sot është CEO i Philip Morris për Shqipërinë e Kosovën, por historia e tij ka nisur nga një aplikim në një kafe internet, dikur të frekuentuara shumë nga të rinjtë e viteve 2000. Nisi si agjent shitjesh dhe dyqan më dyqan kuptoi se kishte lindur për të shitur.

Ky episod të kujton se zell e dëshirë të kesh dhe nuk ka rëndësi ku ndodhesh, në Montreal apo Tiranë, kush punon ia del.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *