Volare ose volejboll me jetën

Alketa Doçi erdhi me një thjeshtësi e mirënjohje që më bëri përshtypje që në takimin e parë me të, tek kafe “Marriott”.

Por në podcast do ta vërejnë të gjithë, edhe ata që nuk e kanë kapur kohën e shkëlqimit të saj si një yll në volejboll, në fund të viteve `80.

33 vjet më vonë, Alketa vendos papritur të vijë në Shqipëri, këtë herë jo si zakonisht me pushime, po për të qëndruar.

Jeta i qe bërë shumë e qetë në Francë, atje ku ka shtëpinë, bashkëshortin dhe dy djemtë tashmë burra, njëri 23 e tjetri 18.

Shumë gra mund të ndjehen si Alketa tek të 50-tat, ndoshta edhe më herët se aq, por jo të gjitha e kanë ndoshta guximin. Atë vetëdijen për ta dashur e çmuar veten. Guximin për të fluturuar herë pas here me jetën. “Volej” vjen nga fjala volare- fluturoj. Dhe këtë kish pasur talent Alketa Doçi që kur ishte 16 vjeç, teksa flururonte në fushë. Por në podcast do zbuloni që edhe në jetë…

Mua më mbeti mendja që ajo topin e kishte mbajtur vetë, si në volejboll, kur në Francë a Greqi kishin provuar ta linin në një cep, e po aq edhe në jetë.

Uroj ta shijoni këtë episod të ZëMeMirënPodcast!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *