Zamira Kita ishte një zë që po e kërkoja për dhjetorin.
Fillimisht ajo është një nga aktoret më të mira që kemi. Por ju e dini që unë dua të gjej njeriun tek personazhi dhe jo personazhin tek njeriu dhe në këtë episod, Zamira Kita na bën të reflektojmë mbi rëndësinë e të qenit njeri mbi të gjitha.
E kam ditur gjithnjë që jetën nuk e ka pasur të lehtë, por në podcast kuptova se nuk janë dramat e jetës, vështirësitë ato që e kthejnë atë në një foto bardhezi. Paska shumë rëndësi një pikël e vogël brenda tek çdonjëri prej nesh, që bën diferencën dhe që e bën jetën e durueshme, të përballueshme e sidomos të gëzueshme.
Me një sinqeritet që rrallë e gjej tek njerëzit, Zamira Kita vjen në këtë episod me të gjithë arsenalin e saj. Guxoj të them si asnjëherë më parë.
Nga aborti tek të 30-tat, tek lufta për dashurinë e jetës Benin dhe deri tek faza më e mirë (siç e quan ajo) që janë 16 vitet e fundit.
Çfarë ka ndodhur këto vite me të? Përveç familjes, Benit dhe Enirës, dikush e ndihmoi dhe e mësoi të dojë edhe Zamirën.
Më në fund!
Mos e humbni këtë episod
Podcasti “Zë me Mirën” u mbështet nga Credins Bank dhe Lajthiza
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore