Ëndrra ime (jo edhe aq) amerikane

Aida Bicaj ka ikur nga Prishtina në New York në vitin 1991, 27 vjeçe atëherë.

Nënë shumë e re në moshë, e divorcuar, ndoshta e dyta në Prishtinën e asaj kohe, vajza që binte në sy në xhiro për nga stili, u përball me një periudhë ku të gjithë miqtë iu larguan. Vetëm prindërit nuk e braktisën asnjëherë. Edhe dëshira e saj për t`ia dalë. Ndoshta më shumë se kaq, një lloj substance në personalitetin e saj që ka të bëjë me këmbënguljen.

Në këtë episod të ZëMeMirënPodcast Aida Bicaj, 59 vjeç, tregon jetën e saj sot në New York, por edhe historinë me kryeqytetin e botës. Që nga ditët me 10 dollarë në xhep e deri tani ku drejton dy sallone të Skin Care në zonat me të famshme të Manhattan, luan tenis me shoqet amerikane dhe jeton në ajkën e New York, në një shtëpi në një zonë që të duket sikur jeton në pyll.

Ajo flet me një sinqeritet çarmatosës, që duket se ka marrë më shumë formë prej përvojës së jetës dhe viteve.

“Do doja ta kisha pasur këtë mendje kur isha 30 vjeç”, thotë ajo.

Në këtë podcast gratë dhe vajzat do të kenë mundësi të dëgjojnë edhe disa këshilla për lëkurën dhe atë që quhet sot elegancë. Ka një mënyrë për t`u dukur e pasur dhe nuk është ajo që shihni në Instagram ngado. Ndiqeni Aidën!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *