Më paragjykuan gjithë jetën, por unë u bëra CEO

Greta Bajrami ka ikur 10 vjeç nga Shqipëria.

Direkt nga Tirana në Boston. Ditën e dytë në Amerikë dëgjoi në një kafene, në Dunkin’ Donuts, shqip, dhe i tërhoqi mamit dorën. “Ma shqip”, dhe u përmallua.

Më vonë nuk pati shumë kohë të mendonte, sepse jeta kishte surpriza të mëdha për të.

17 vjeç lexon testin dhe sheh që është shtatzënë me Freddy-n, shokun nga Ekuadori. Në shtëpi, në shkollë, ra gjëma.

Ishte e shkëlqyer në mësime. I propozuan ta lindte dhe ta jepte për birësim. Nëna e saj, dikur në Shqipëri me profesion kirurge, iu bë krah, por edhe Freddy, që sot është bashkëshorti dhe kanë edhe një djalë, veç Kiarës 17 vjeç, që quhet Enzo!

Greta sot është CEO e një kompanie ndërtimi. Ndërton çati, fasada dhe vendos panele diellore. Është bërë e pasur dhe ka fituar çmime si sipërmarrëse me një tipar dallues: Ishte nga të parat që u fut në një profesion të dominuar nga burrat.

Tani ka ide të tjera dhe truri i punon shpejt. E megjithatë në këtë podcast i ndjehet se dhimbja e paragjykimit, e mosbesimit e kanë lënduar me vite, por ajo e ka gjetur ilaçin, duke u bërë dikush në jetë!

A nuk është kjo përgjigja e duhur?!

Ndiqeni kalvarin e saj, me të mirën e të keqen brenda dhe bëjini ‘share’ kësaj shqiptareje, historia e së cilës është si një “open canvas”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *