Një familje si kjo e jona

Genc Salihu dhe Arbër Salihu vijnë në këtë episod, të dy, si vëllezër. Shkak qe fitorja e Arbrit në Festivalin e Këngës në RTK, një moment historik për Kosovën e cila tani ka festivalin e vet.

Si një adoleshente e viteve ’90 kam nostalgji për Festivalin e RTSH-së tonë, ku ditët e fundit të dhjetorit ishin një moment glamuri dhe argëtimi. Gjithmonë mezi e prisja festivalin dhe kurrë s’flija pa e parë deri në fund. Më pëlqente të shihja edhe këngëtarët që vinin nga Kosova dhe veç muzikës së mirë, kam adhuruar veshjet e tyre.

Për t’u kthyer tek episodi, Arbri u bë shkas, por unë vendosa që të flisja me një familje artistësh. Madje mungoi njëri, vëllai tre, por ai është ( siç tha Genci) duke u kënaq në Amerikë. Në këtë episod të ZëmeMirënPodcast do të dëgjoni për repin dhe hip hopin, për turbo folkun dhe muzikën brutale, por ajo çka më shumë më tërhoqi mua dhe s’di për ndjekësit, sepse më duhet të pres komentet e tyre, ishte familja Salihu.

Çfarë raportesh dhe ekuilibri, e po aq dashurie dhe ironie! Nuk e kisha qëllim, por ky episod u shndërrua në podcast-in e familjes së bukur.

Ndiqeni vetë më mirë 🙂

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *