Episodi i ZëmeMirënPodcast me Enada Hoxhën 

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Enada Hoxhën

Përveçse në filma dhe libra, nuk kam takuar kurrë në jetë një si e ftuara e këtij podcasti. Enada Hoxha, balerina që keni parë si perfekte, ndoshta edhe disi e ftohtë, më futi në një krizë të vogël mendimesh për dashurinë e vërtetë.

Nuk e prisja atë ton të çiltërsisë në rrëfimin e saj, sepse ne njerëzit kemi prirjen për të mos e hapur zemrën më dysh me publikun sikur ndan një mollë.

E ndarë nga Gerti, dashuria e jetës së saj, Enadës këtë vit i është dashur të mësojë të jetojë pa të, në jetë dhe në skenë. Një divorc që nuk e ka pritur, as mirëpritur, ku nuk e mohon as dhimbjen, por dhe mirënjohjen për çdo ditë të bukur të kaluar me të vetmin burrë që ka pasur e dashur në jetë.

Ajo është afër të 50-tave tani dhe besoj e kuptoni sa romantike është diçka e tillë në 2025-ën.

Folëm për baletin, për mentorët dhe madje edhe makaronat që nuk i ka provuar që kur ishte fëmijë. Folëm për të si balerinë e parë dhe më pëlqeu që ma tha aq natyshëm, pa e justifikuar, se po e përmbushte shumë të ishte e para. Se ishte lodhur tërë jetën për të qenë e para, etj etj.

Enada Hoxha, faleminderit që hape zemrën në episodin e këtij fundviti! Ndjekësit e këtij podcast-i i duan të ftuarit e vërtetë dhe ndaj qëndrojnë besnikë.

*Ky podcast i “Zë me Mirën” u mbështet nga Vodafone, Metropolitan, ABI Bank, Eurosig, TUMO

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *