Presidentja Vjosa Osmani vjen në podcastin e parë për 2025-ën si një rrëfim më nga afër i gruas më të fuqishme në Kosovë.
Shumë e votuar, shumë e pëlqyer, por po aq shumë e sulmuar dhe e diskutuar. Siç ndodh me shkëlqimin dhe suksesin, dhe sidomos në rastin e grave drita të vret sytë.
Presidentja Osmani tregon nga jeta e saj si presidente, takimet me liderë të ndryshëm, por edhe takimin me njeriun e momentit Elon Musk.
Mami e dy binjakeve, në fundjavë dhe çdo mëngjes kur është në shtëpi ngrihet dhe bën mëngjesin, madje të dielave thotë se ia kalon çdo restoranti në Kosovë për Tavën e Elbasanit.
Ajo nuk e harroi në asnjë moment që ishte presidente edhe gjatë këtij podcasti dhe pas çdo përgjigjeje foli për Kosovën dhe valën e saj për të mos ndaluar të tregojë “storien” e Kosovës.
“Nuk ka pse të jesh patjetër vendi i madh për të qenë në vëmendje”, – siç tha presidentja Osmani – “historia e një vendi është më e fortë se kilometrat e tij katrorë”.
*Ky podcast i “Zë me Mirën” u mbështet nga Vodafone, Metropolitan, Credins, Eurosig, UBA, TUMO
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore